Plagoset me armë një person në Vushtrri, Policia arreston të dyshuarin

Është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme një person në Vushtrri.

Mësohet se viktima po trajtohet në spital, por është jashtë rrezikut për jetë, shkruan “Jepi zë”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëni i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se Policia ka arrestuar një person të dyshuar për plagosjen.

“Rreth orës 14:22, në  Vushtrri, është raportuar për  një person të  lënduar nga arma e zjarrit. Nga hetimet e para është  bërë e ditur se nga arma e zjarrit i lënduar kishte mbetur viktima m/k/sh/, i cili është dërguar për  tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar personi i  dyshuar i cili dyshohet se ka plagosur viktimën, nga i njëjti është konfiskuar arma që  dyshohet se është përdorur në rast”, ka thënë Zahiti.

Lexo edhe:  Plas sherri në një familje në kryeqytet: Babai e godet me çekan djalin 30-vjeçar, ai e çon në Polici