Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani ka thënë se nëse nuk plotësohen në radhë të parë kërkesat e Gjermanisë dhe Francës, siç u shpreh ai, mund të ketë edhe sanksione të tjera.

Cani u shpreh se Kosova aktualisht është nën sanksione, por sipas tij, ato edhe mund të ashpërsohen.

“Në qoftëse vërtetë nuk plotësohen kërkesat në radhë të parë të Gjermanisë dhe Francës, si mbështetësitë kryesor edhe të çështjes së dialogut, mund vërtetë të ndodh që të ketë edhe sanksione të tjera”.

“Ju e dini qe Kosova është nën sanksionë qysh tani dhe këto sanksione definitivisht mund edhe të ashpërsohen në një moment të caktuar”, është shprehur ai në Rubikon

Lexo edhe:  Ky është infermieri që dyshohet se u përlesh me një 21-vjeçar në QKUK