Kjo është gruaja e arrestuar nga Peja që dyshohet se i mashtroi disa persona duke iu premtuar sera të xhamit

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është bastisur një shtëpi në fshatin Loxhë të Pejës, ku është arrestuar një e dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Ajo dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët fillimisht kanë paguar 300-400 euro për transport dhe montim.

Gazeta Sinjali zbulon ekskluzivisht se gruaja që është arrestuar është: Gjylfidane Morina, mësimdhënëse me profesion.

Policia në shtëpinë e saj ka sekuestruar një llaptop, një vulë, disa folldera me dokumente të ndryshme dhe një telefon.

Vlera e dëmit të përgjithshëm dyshohet të jetë 30 mijë euro.

Ajo pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë

Lexo edhe:  E tmerrshme: Gjuetari kosovar e vret një drenushë dhe e publikon në Facebook