Rikthehet vendimi për çmimet tavan të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sërish ka vendosur ta caktojë çmimin tavan për shitjen e derivateve.

Kjo ka ardhur nga inspektimet që kanë ndodhur nga Inspektorati i Tregut, që ka evidentuar mospërputhje të çmimit të vendosur me lëvizjet në tregjet e huaja.

MINT përmes një vendimi ka vendosur rregullimin e çmimeve dhe ka caktuar masa tjera mbrojtëse për produktet e naftës.

Sipas vendimit, shitësit me shumicë mund të fitojnë 2 cent për litër, ndërsa ata me pakicë 12 cent.

“Marzha Tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocent për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocent për litër.

Lexo edhe:  Nesër dita e madhe për Dafinën dhe Kreshnikun, ‘mobilizohen’ miket e këngëtares