Aksident i rëndë në Istog, momenti kur vetura godet Gjin Shatrin

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Istog, ku një person është goditur nga një veturë.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të Postës, në qendër të Istogut, teksa viktima në fjalë është Gjin Shatri, raporton Indeksonline.

Shatri përfundoi kafenë në një nga lokalet e qytetit, për të vazhduar rrugën dhe në momentin kur del jashtë goditet nga një veturë që po lëvizte më shpejtësi të madhe.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se si tronditen nga ky rast të tjerë persona që gjenden në lokal, të cilët menjëherë vrapojnë për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit.

Lexo edhe:  Mijëra myslimanë e falin ‘Namazin e Taravisë’ në Times Square të New Yorkut