Olsa Muhameti publikon fotografi nga studioja e “Big Brother VIP Kosova”, ja si duket

Olsa Muhameti do të jetë producente ekzekutive në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo është aktualisht në Kosovë dhe sot ka ndarë një fotografi nga studioja e këtij spektakli, duke shkruar: “Ja ndiej Vibe-in edhe me drita fikur,” teksa pozonte në studion e madhe të formatit.

Përgatitjet për këtë edicion të BBVK-së janë në fazë të avancuar, me raportime se spektakli do të nisë së shpejti.

Po ashtu, është raportuar se këtë vit në shtëpi do të futen emra shumë të njohur.

Konfirmimi i Olsa Muhametit si producentja ekzekutive ishte bërë javë më parë.

 

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Humb jetën aksidentalisht një qytetar, mjeku konstaton vdekjen e tij