Ky është i dyshuari që u kap me armë në Podujevë, u shoqërua në stacion

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë pa leje, raporton Sinjali.

Policia e Kosovës pas një aksion në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë ka arritur ta arrestojë një person, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Leon Zeqiri rreth 26-vjeçar që pas kontrollit policia i gjeti të dyshuarit 12 fishek dhe një boks hekuri.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Burri i dehur ushtron dhunë ndaj gruas së tij në Ferizaj