E rëndë: Vdes tragjikisht një punëtor i ndërtimtarisë, ra nga objekti ku punonte

Aksidentet në vendin e punës, e të cilat jo rrallë herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në shqetësuese në Kosovë. Kushtet e mira dhe siguria në punë, mbesin akoma ‘lakmi’ e një numri të madh të punëtorëve në vend, në veçanti të sektorit të ndërtimtarisë. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve, por edhe punëtorëve.

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një kompanie ndërtimi në Prizren ka humbur jetë në vendin e tij të punës.

Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë.

Sipas Policisë thuhet se punëtorit gjatë kohës që po punonte ra nga kati i tretë i ndërtesës – Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Mësohet se viktima është një 48 vjeçar me inicialet J.K.

Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal në vendngjarje dhe janë duke vazhduar me hetimet e mëtutjeshme.

Lexo edhe:  Moti i keq në Itali, shtatë të vdekur dhe tre të zhdukur