“Krenare me ty”, a e keni ditur se vëllai i Shkurte Gashit është kryetar komune

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi ka pasur një takim sot me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili është vëllai i saj.

Ky takim u zhvillua në zyrën e kryetarit, dhe ka tërhequr vëmendjen për shkak të lidhjes familjare dhe ndryshimet që janë bërë në Obiliq.
Xhafer Gashi, i cili është në detyrë si Kryetar i Obiliqit prej vitit 2013 dhe është rizgjedhur për tri mandate radhazi, ka mbajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e komunitetit të tij.

Për këtë ai mori lëvdata të shumta nga motra e tij Shkurte Gashi.

Gashi përmes një postimi në “Instastory”, ka lavdëruar kryetarin e komunës së Obiliqit duke thënë se ka mbetur e fasionuar me ndryshimet në qytet.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja kryetarin e Komunës së Obiliqit! Krenare me ty vëllai im! Isha e fascinuar me ndryshimet e qytetit të Obiliqit! Respekt”, ka shkruar Gashi.

Lexo edhe:  Shkurte Gashi e “gëzon” vetën me një Maybach të tipit më të ri, ja sa i kushtoi