Mitaj prezantohet tek skuadra e Al-Ittihad, ku luan edhe Benzema

Mbrojtësi anësor i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj ka ndërruar ambient duke u transferuar nga klubi i Lokomotivës së Moskës drejt gjigantit arab, Al-Ittihad.

Pasi ka përfunduar edhe dy ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë për muajin shtator, tani më mbrojtësi ka udhëtuar drejt Arabisë.

Gjatë ditës së sotme ai është pritur nga drejtuesit e klubit si dhe është prezantuar si lojtarit i skuadrës arabe.

21-vjeçari është pritur me lule në duar nga drejtuesit e Al-Ittihad.

Mitaj pritet të debutojë me skuadrën e re këtë vikend në ndeshjen ndaj Al-Ëehda.

Futbollisti shqiptar do të jetë tash e tutje bashkëlojtar me futbollsitë të mëdhenj si Karim Benzema, Ngolo Kante, Fabinho.

Lexo edhe:  Armatimi që u gjet dje në Banjskë ishte fshehur në banjon e hotelit – Policia jep detaje