Haxhiu: Ikja e mjekëve nga Kosova shpejt do ta dërgojë në kollaps sistemin shëndetësor

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pati kritika të shumta për qeverinë sa i përket sistemin të shëndetësisë në Kosovë.

Sipas tij, për tre vjet e gjysmë, mbi tre mijë e 860 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova. Kjo siç tha Haxhiu, shpejt do ta dërgojë në kollaps sistemin shëndetësor.

“Mbi tre mijë e 860 profesionisë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova dhe shumë të tjerë nga sektori publik në atë privat dhe kjo është alarmante. Ikja e tyre është shndërruar në dukuri shqetësuese për sistemin shëndetësor sepse ne nuk mund të prodhojmë profesionistë shëndetësorë aq sa po ikin nga Kosova dhe kjo shpejt do ta dërgojë në kollaps sistemin tonë shëndetësor. Kjo është pasojë e keqqeverisjes ku edhe me statutin e SHSKUK-së parashihet mbyllja e disa prej shërbimeve në spitale regjiionale”, tha ai.

Sipas Haxhiut, korrupsioni në sektorin e shëndetësisë e ka rënduar gjendjen.

“Aftësia e qeverisë, keqqeverisja në shëndetësi, korrupsioni në këtë sektor kanë rënduar edhe më shumë gjendjen në këtë sektor. Listat e gjata të pritjes për operacione dhe procedura diagnostikuese, buxheti për trajtim jashtë vendit i pamjaftueshëm, mungesa e barnave dhe materialit mjekësor më nuk përbëjnë lajm për këtë qeveri dhe për këtë menaxhim të shëndetësisë. Rritja e buxhetit për barna është në sinkron në rritjen e hajnisë dhe korrupsionit në shëndetësi, ndryshe nuk ka si të justifikohet, edhe me rritë buxhetin për shëndetësi dhe barna edhe me vazhdu me pasë mungesa të njëjta”, tha më tej Haxhiu

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në Ferizaj, vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh