Rruga Podujevë- Prishtinë në gjendje të tmerrshme, vështirë se do u shpëtojnë makinat qytetarëve

Rruga Prishtinë-Podujevë dhe anasjelltas është bërë tejet e vështirë për të qarkulluar.
Punimet të cilat kanë nisur prej sa kohësh e vetëm po zvarriten, po e bëjnë kalimin nëpër këtë anë edhe më të vështirë.

E ngjashme është situata edhe sot, pas reshjeve të shiut.

Gropa të shumta janë hapur e kanë dalë në pah, duke e bërë rrugën Podujevë-Prishtinë thuajse të pamundur për të lëvizur.

Në disa pamje të dërguara në redaksi të lajmi.net kuptohet qartë se banorët e kësaj ane çdo ditë e kanë sfiduese për të kryer punët e tyre e që duhet me patjetër t’i bien kësaj rruge.

 

Lexo edhe:  Dy të vdekur si pasojë e një aksidenti në mes të një motori dhe një veture në Shirokë të Suharekës