E çuditshme: Këto pompa janë në Kosovë por çmimi ndryshon si “nata me ditë”, nga 1.08 deri 1.29 euro litri
Çmimi i naftës po shënon rënie kudo, por në Kosovë po ndryshon vetëm në disa qytete.
Çmim më i lirë i naftës vërehet edhe në Gjilan.
Nga fotografitë e dërguara nga një lexues në “Jepi zë” shihet se për një litër atje paguhet 1.08 euro.
Në anën tjetër, në Prishtinë çmimi i naftës këto ditë qëndro në 1,29 euro për litër.
Ndryshe çmimi i naftës kishte shënuar ngritje gjë që kishte shkaktuar panik te qytetarët, por së fundmi ky çmim po bie nëpër botë, por edhe në Kosovë.