Zhvillime dramatike në pëfaqësuesen e Kosovës: Përjashtohen Zhegrova, Muric dhe Muslija

Pas humbjes nga Rumania, problemet te Kosova veçse po shkojnë e po thellohen.

Së fundmi janë përjashtuar nga ekipi kombëtar tre futbollistë.

FFK-ja ka njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar shkaku i thyerjeve të rregullores së brendshme.

Njoftimi i plotë:

”Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E rëndë: Kamioni godet për vdekje 11-vjeçarin shqiptar në Zvicër, publikohet fotoja e tij