Prishtinë: Pesë persona rrihen mes vete në tre të mëngjesit, njëri përfundon në QKUK

Pesë persona janë dërguar në mbajtje pasi janë përfshirë në rrahje në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit ditor, rrahja ka ndodhur për motive të panjohura, kurse pesë të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Një person tjetër ka pësuar lëndime trpore dhe gjendet në QKUK

“Rr. Dervish Qollaku, Prishtinë / 07.09.2024 – 03:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Kërcet grushti në parkingun e ‘Coca-Cola’ në Graçanicë, shoferi i kamionit e godet me shufër metalike 57-vjeçarin