“Të vras”, “E han plumbin” | Çifti në Vushtrri e kërcënojnë njëri – tjetrin pasi burri tha se do ta marrë edhe një grua

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çiftet shpeshherë nuk arrijnë t’i zgjidhin telashet e tyre dhe eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Në Polici kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme edhe një çift nga Vushtrria, të cilët u kapën mes vete pas një debati verbal.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit e kanë kërcënuar seriozisht njëri – tjetrin për shkak të mosmarrëveshjeve dhe një fjalosje që nisi pasi burri e paralajmëroi bashkëshorten se do ta marrë edhe një grua “meqë lejohet me fe”.

Sipas informacioneve të para, bazuar në deklaratat e para, konflikti eskaloi në kanosje dhe fillimisht ishte burri ai i cili i është drejtuar gruas me fjalët “ty të vras…”, ndërsa ajo ia ka kthyer “E han plumbin…”, thonë tutje të njëjtat burime.

Posa Policia është vënë në dijeni, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Ndaj secilit prej tyre është lëshuar urdhri emergjent, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën “Kanosje”.

Lexo edhe:  Shqiptari që u mbajt në parabugrim në Serbi: Na mbajtën në izolim 48 orë, pa ngrënë e pa pirë