Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë

Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë.

Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Pak orë më vonë, në 19:15, po në lagjen numër 13, është gjetur në det, trupi i pajetë i një turisteje nga Kosova. 70-vjeçarja me iniciale N.H. dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, ndërkohë që nga këqyrja paraprake e trupit të saj, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Edhe në Velipojë, një pushues nga Kosova ndërroi jetë. 82-vjeçari me iniciale I.M. dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën./TCH

Lexo edhe:  Avokatja trondit me deklaratën: Nëse e çon burrin në Polici e i kthehesh, ti e dashuron dhunuesin, po ki nevojë për dhunim