Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Podujevë

Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, sot Podujeva ka organizuar ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Shtatorja është zbuluar nga presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti, Teuta Rugova e bija e presidentit, kryetari Shpejtim Bulliqi dhe Fatmir Sejdiu.

Shtatorja është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale.

Lexo edhe:  Afrim Isufi rrëfen se si luftoi me ariun në autostradë: E godiste makinën time me grushta, dhe ra në tokë!