Polici e ngacmon seksualisht një burrë ne aeroporti, IPK ndërmerr masa

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një zyrtari policor, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një burrë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas burimeve të Paparacit, zyrtari policor kishte ngacmuar seksualisht një burrë në hapësirat e aeroportit “Adem Jashari”.

Lidhur me dyshimet për ngacmim seksual, IPK-ja ka rekomanduar masën e transferit për zyrtarin policor.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK ka pranuar një ankesë për rastin në fjalë dhe ka rekomanduar masën e transferit për një zyrtar policor. Veprimet tjera do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së në bashkëpunim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Lexo edhe:  Ky është i riu që dyshohet se ia vodhi xhaxhait nga diaspora rreth 25 mijë euro në Gjilan