I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të dyshuarit se rrahu për vdekje gruan e tij në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit se rrahu për vdekje gruan e tij në Graçanicë.
I dyshuari D.ZH do të jetë nën masën e paraburgimit deri me 29 tetor 2024.

“Të pandehurit D.ZH iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, e cila masë do të zgjasë deri me datë 29.10.2024”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ngjarja kishte ndodhur më 31 korrik 2024 në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës, ku i dyshuari e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, M.ZH. Për këtë ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë trafiku në autostradë, policia dhe ambulanca në vend të ngjarjes