“Sabit Geci është shpiuni më i madh”- dëshmitari Imeri e bën nervoz gjykatësin, ndërhyn dy herë

Dëshmitari Imer Imeri, aktivist i LDK-së përgjatë kohës së luftës, po dëshmon në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Imeri është duke u marrë në pyetje nga Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi që përfundoi dëshminë për prokurorinë dhe mbrojtjen e viktimave, shkruan Insajderi.

Përgjatë intervistimit nga ana e avokatit, atij iu është kërkuar të përgjigjet me po ose jo. Mirëpo, i njëjti është zgjeruar në përgjigje, duke hedhur akuza në drejtim të Sabit Gecin.

Lexo edhe:  I riu në Prizren shkel urdhrin e Gjykatës, e rrah bashkëshorten – arrestohet nga Policia