Urologu Armir Sejdiu me stafin e tij kryejnë me sukses një operim të rrallë dhe mjaft të rrezikshëm në Spitalin e Mitrovicës

Njëri nga urulogët më të njohur në spitalin e Mitrovicës është Armir Sejdiu.

Ai ka disa vite që po shërben në spitalin e Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”, shkruan Jepi zë.

Sejdiu së bashku me stafin e tij kanë kryer një operim mjaft të rrallë por edhe të rrezikshëm në spitalin e Mitrovicës.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga një familjar i pacientit se atij i është larguar pjesa tumorale nga veshka duke e ruajtur dhe shpëtuar atë.

Profesionalizmi i doktor Sejdiut ka mundësuar këtë sukses mirëpo ai karakterizohet edhe sjellja e tij që e bën mjaft të dallueshëm dhe të afërt me qytetarët, andaj ai kërkohet shumë nga pacientët,

Mitrovica kohë më parë ishte përballur me mungesë të urulogëve, ndërsa ka qenë Dr.Sejdiu që kishte ardhur në repartin e Urulogjisë për të ndihmuar pacientët mitrovicas.

Me ardhjen edhe të Dr. Fatmir Idrizit, dhe një urulogu tjetër, tani stafi është kompletuar më mirë dhe po japin shërbime mjekësore, poashtu ata po kryejnë edhe operime të suksesshme./ Jepi zë

Lexo edhe:  Nesër varroset 30-vjeçarja që u vra mbrëmë në Prishtinë