Tragjike në Suharekë: Një fëmijë 2-vjeçar humb jetën pasi ra në një kovë të mbushur me ujë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bllacë të Suharekës- në familjen Bajraktari, ku një fëmijë tragjikisht humbi jetën.
Sipas Policisë, fëmija 2-vjeçar, humbi jetën aksidentalisht, pasi dyshohet se kishte rënë në një kovë të madhe uji, e vendosur në një pusetë, afër një kroi.
Sipas mjekut kujdestar, shkaku i vdekjes u përcaktua si ngufatje nga uji. Në konsultim me prokuroren kujdestare, rasti u klasifikua si “Vdekje Aksidentale.”
Prokurorja urdhëroi që trupi i fëmijës të mos dërgohet në IML, por t’i kthehet familjarëve nga morgu i Spitalit të Prizrenit. Hetimet u kryen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.