Shërbimi Korrektues njofton për parandalim të kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës.

“Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK-së, substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia.

Stay Safe Abroad: Ultimate Guide to Travel InsuranceSearch adsSearch Now
by Taboola

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, përfundon njoftimi.

Lexo edhe:  Zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi shumë afër sigurimit të një mandati