Arrestohen tre të dyshuar për vjedhjen në familjen e dëshmorit Rifat Mëziu, policia jep detaje

Javë më parë i dha fund beqarisë djali i dëshmorit Rifat Mëziu, Leotrimi. Teksa po mbahej dasma, shtëpia e tyre u bë cak i hajnave.

Gruas së Leotrim Meziut i cili është edhe toger i FSK-së, i ishin vjedhur stolitë e arit.

Për rastin detaje policia kishte njoftuar se se iu është vjedhur edhe një pistoletë, çantë me pajisje dhe para të gatshme.

Detaje ka dhënë edhe policia, ku thonë se tre të dyshuar për rastin tashmë janë arrestuar.

“Skenderaj / 17.08.2024-18:30-02:50. Lidhur me rastin pas hetime intensive është raportuar se me 30.08.2024 janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në bashkë veprim kanë kryer veprën penale të lartë cekur”, njoftoj policia.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre si prova materiale janë sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, telefona personal dhe dëshmi tjera që mundë të lidhen me rastin. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Adnan Januzaj e “kallë” atmosferën në një dasëm, qenka maestro i tupanit