Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare infermierja shqiptare

Një infermiere e Spitalit Rajonal të Beratit, është ndarë nga jeta në moshë të re. Anxhela Isufaj, 31-vjeçe, me profesion infermiere në këtë spital, ka ndërruar jetë pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kanë qenë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtë, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.

Ikja e beftë e Anxhelës në moshë fare të re, ka tronditur bluzat e bardha në tërësi dhe kolegët e bashkëpunëtorët në veçanti.

“Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e kolegëve të Anxhelës, në Spitalin Rajonal të Beratit.

“Sot u nda nga jeta në mënyr të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj.
Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishte dhe ne moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat.
U prehsh në paqe ????Angel ???? me sytë e bukur!!!
Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”.

Një reagim në rrjetet sociale ka ardhur edhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

Lexo edhe:  Policia bastis dy shtëpi në Cermjan të Gjakovës, sekuestrohen armë