Aksident me fatalitet në Gjilan: Goditet për vdekje një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veleknicë të Gjilanit, ku si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe këmbësori, një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Viktima rreth 36-vjeçar, dyshohet se është goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën, teksa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij pas ndihmës së ofruar nga Emergjenca rajonale në Gjilan, ku i njëjti nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve.

Tutje, Policia tha se për këtë aksident, drejtuesi i veturës është ndaluar për 48 orë

Lexo edhe:  I riu në Gjakovë sulmon fizikisht nënën e tij, 59-vjeçarja dërgohet në spital