Fast Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest nga INTERPOL-i

Gjatë ditës së djeshme me kërkesë të Interpolit në bashkëpunim me njësitë e FAST Kosova është arrestuar një burrë për trafikim me narkotikë.

Siç njofton Policia e Kosovës i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë / 28.08.2024 – 18:00. Me kërkesë të Interpolit në bashkëpunim me njësitë e FAST Kosova është arrestuar një mashkull kosovar lidhur me veprën e lartëcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

 

Lexo edhe:  Reduktime të rrymës edhe në ditën e diel