Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Policinë e Kosovës.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Kamenicë, Rahovec, Malishevë dhe Gjakovë.

Rastet e raportuara:

Prishtinë / 26.08.2024 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë / 26.08.2024 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kamenicë / 26.08.2024 – 17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec / 26.08.2024 – 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima kishte shkuar tek familjarët e saj, ndërsa i dyshuari kishte shkuar edhe tek familja e saj dhe e kishte kanosur duke ekspozuar një pistoletë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari i cili ka rezultuar të jetë i dehur është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 4 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 25.08.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 25.08.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Kush është vajza që iu hodh në përqafimin Gracianos pas largimit nga “BBVA”?