Vrasja e kunatit me 10 plumba, djali i të dyshuarës rrëfen problemet familjare

Djali i Nazmije Millakut, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj ditë më parë në lagjen ”Kodra e Trimave”, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet në familje, të cilat rezultuan me pasoja fatale.

Ai në rrëfimin e tij ka thënë se xhaxhai i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori.

”Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer”.

”Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë”.

”Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të”.

”Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.

Ju s’e keni dëshmuar ndonjëherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?

”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanën tem. Mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanën tem”.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që iku para syve të Policisë në Gjakovë, u hodh nga dritarja e Qendrës së Ndalimit