Ky është burri 60 vjeçar që u gjet i vdekur në qendrën e masazhit 

Qendra e masazhit “Queen Massage” në Dragodan të Prishtinës u rrethua pasditen e sotme me shirita të Policisë.

Dje u raportua se një burrë u gjet pa shenja jete në atë lokal dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Lidhur me këtë rast tashmë janë zbuluar detaje të reja dhe identiteti i viktimës.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq teksa po merre shërbime në këtë qendër është Naser Aliji, rreth 60-vjeçar.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se hetuesit policorë kanë  marrë edhe deklaratat e punëtoreve që ndodheshin në këtë qendër në momentin kritik.

Bazuar në dëshmitë e tyre, i ndjeri ka pasur vështirësi në frymëmarrje teksa po i shërbimin e masazhit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Lexo edhe:  Burri në Fushë Kosovë raportoi se i ka humbur gruaja, ajo lajmërohet nga Malisheva: Jam martuar