Bëri ‘kërdi’ duke vjedhur në Prishtinë, i arrestuari del të jetë familjar i Mefail Bajqinovci të VV-së
Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një seri vjedhjesh që kanë ndodhur në periudha të ndryshme në kryeqytet. Burime të Paparacit bënë të ditur se të arrestuarit janë identifikuar si Liridon Kamisholli dhe Labinot Bajqinovci.
Periskopi ka mësuar se personi i dytë i lartcekur, është djali i axhës së babait të Mefail Bajqinovcit, deputetit të Vetëvendosjes.
Madje, nëse hyjmë në profilin e të dyshuarit Labinot Bajqinovci, ky i fundit ka të shpërndarë në profilin e tij në Facebook edhe intervistën e deputetit Mefail Bajqinovci.
Periskopi ka provuar të flas edhe me deputetin Bajqinovci, por i njëjti ka thënë që është i zënë dhe nuk mund të flas. Periskopi i është drejtuar edhe me pyetje me shkrim, por deri më tani, nuk kemi marrë përgjigje.
“Jam i zënë, s’mund të flas. Më shkruaj”, tha Bajqinovci per Periskopin.
Ndryshe, të arrestuarit janë recidivistë, që do të thotë se ata kanë një histori të gjatë të aktiviteteve kriminale, dhe janë arrestuar edhe më parë për vepra të ngjashme.
Sipas raportit të policisë, vjedhjet janë kryer kryesisht në qendër të Prishtinës, me fokus në kafeteri, ku viktimave iu janë vjedhur çanta dore dhe sende të tjera me vlerë.
Pas arrestimit të tyre, Kamisholli dhe Bajqinovci janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.