E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në lagjen ‘Jeta e Re’ në Prizren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në lagjen Jeta e Re në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Viktima është një 66-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sinjali mëson se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga Policia.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.
Lajmi është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.