Ky është i burgosuri 45-vjeçar që vdiq dje pasi u dërgua në spital

Një i burgosur që ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilan ka vdekur të mërkurën në mbrëmje. Për vdekjen e viktimës ka njoftuar mbrëmë Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa ka njoftuar edhe familja e tij.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Ali Fejzin, 45-vjeçar nga fshati Mogillë i Vitisë.

Fejzi do të varroset sot pasdite, njoftuan fëmijët e tij në rrjete sociale.

Nga SHKK u bë e ditur se “i ndjeri, po trajtohej për një kohë të gjatë në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës së Paraburgimit Gjilan për probleme kardiologjike paraprake, ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre.”

Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”

Lexo edhe:  E rëndë për familjen Thaqi: Ky është burri që vdiq në QKUK disa ditë pasi u aksidentua