Trepça ia shkëput kontratën edhe një punëtori, shkeli detyrat e punës

Menaxhmenti i përkohshëm i Trepçës ka vazhduar me procedurat diciplinore që nisi ditë më parë.

Pasi u përjashtuan nga puna pesë punëtorë vetëm dje, një të tillë e larguan edhe sot, shkruan “Jepi zë”.

Trepça njofton se i ka shkëputur kontratën e punës punëtorit me iniciale B.M, për shkelje të detyrave të punës.

Njoftimi i plotë:

Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1049 e dt. 12.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Komisioni disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4567 të dt. 20.08.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.M.

Lexo edhe:  Dogana dhe Policia me aksion të përbashkët në veri: Konfiskojnë mall që dyshohet se është kontrabanduar