“Më ka humbur gruaja”, burri nga Suhareka njofton policinë, se di ku e ka gruan që dy ditë
Një grua është raportuar e zhdukur në Suharekë që nga data 2 tetor, ka njoftuar Policia në raportin 24-orës të martën.
Rastin e ka paraqitur bashkëshorti i saj më 3 tetor.
Ai ka deklaruar se bashkëshortja e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.