Krimi në Velipojë: Vëllezërit e dyshuar për vrasjen e dy personave janë pronarë të hotel ‘Holiday’

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Velipojë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas të shtënave me armë zjarri.

Ndaj Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërsa plumbat kanë prekur edhe Zyber Zagradin, punëtor në një nga hotelet e zonës duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë dy autorët e dyshuar janë Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli aty pranë, raporton TCH.

Sipas drejtorit të policisë, ngjarja e rëndë ka zanafillën te një konflikt banal në fund të muajit qershor.

“Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamerierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”.

Policia ka ngritur pika  kontrollit për arrestimin e dy vëllezërve të dyshuar.

Lexo edhe:  Musliu – Shoshi: Ftojmë organet e drejtësisë që të hetojnë aferat në MPJD me dokumente të mërgimtarëve dhe ndërhyrjen e saj në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme