I riu mitrovicas që vdiq sot është nip i ish-kryetarit Agim Bahtiri, ishte në gjendje kritike pas aksidentit
Ka vdekur në moshë shumë të re mërgimtari nga Mitrovica, Leonard Gashi. Ai kishte pësuar aksident të rëndë dhe kishte rënë në koma prej tre ditësh, shkruan Jepi zë.
I ndjeri jetonte prej kohësh në Strasburg të Francës.
Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte njoftuar dje për aksidentin e të riut, duke treguar se ishte nip i familjes së tij.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Të dashur qytetarë,
Sapo mora lajmin se Leonard Gashi, qytetar i Mitrovicës, dhe njëherit nip i familjes sime, pas një aksidenti që pati në Strasbourg para dy netëve, tani për tani është në koma.
Gjendja e tij është kritike, andaj ju lus të gjithëve që të luteni për shërimin e Leonardit dhe rikthimin e tij në jetë, pranë familjarëve e miqve.
Allah shëroje! 🤲🏻
AB