Vdes specialisti i Biokimisë Klinike
Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Dr. Hasan Krasniqi.
“Ishte anëtar i OMK-së dhe specialist i Biokimisë Klinike. Specializimin për Biokimi Klinike e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njofton OMK.
Për vite me radh u shërbeu qytetarëve në QKMF-në e Fushë Kosovës në lëmine e Biokimisë Klinike.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.