Vrasja në Ferizaj, suspendohet nga puna për tri ditë edhe shefi i ndërrimit në Policinë e Ferizajt

Një 89-vjeçar ka mbetur i vrarë të premten në fshatin Bibaj të Ferizaj, vrasja dyshohet se është kryer nga një polic, i cili tashmë është arrestuar edhe suspenduar nga puna.
Nga puna është suspenduar edhe shefi i ndërrimit në stacionin policor në Ferizaj për shkak të mos menaxhimit të mirë të policëve.

Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëvendësdrejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Qazim Reka.

“Po shefi ndërrimit që ka qenë në atë kohë është suspendu”, ka thënë Reka.

Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra në parkingun e sallës e dasmave “Fron Palace”.

Viktima S.S i moshës 89-vjeçar dyshohet se u vra nga një zyrtar policor, vrasja dyshohet se është kryer me armë zyrtare, ndërsa i dyshuari ishte jashtë orarit të punës.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët konfirmuan se i polici i dyshuar për vrasje është dorëzuar.

Lexo edhe:  Ilnisa rrëfen takimin e parë të Meritonit dhe vajzës së saj