Së shpejti autostradat e Kosovës do të bëhen me pagesë, Qeveria nis diskutimet

Qeveria e Kosovës është në diskutime për format dhe mënyrat se si do të bëhen pagesat rrugore për shfrytëzim të autostradave nga vozitësit.

E pagesa e autostradës nga ekspertet e komunikacionit po shihet si e nevojshme për mirëmbajtjen e autostradës edhe fasilitetëve të tjera të cilat e përcjellin autostradën.

Mirëpo ata kanë bërë thirrje që tarifa që do të vendoset për autostradë të jetë e përballueshme për çdo qytetarë.

Bekim Ahmeti, njohës i çështjeve të komunikacionit, ka thënë se pagesa e autostradës është dashur që të bëhet qysh në fillim, pasi sipas tij me ato mjete mirëmbahen autostradat.

Lexo edhe:  Musliu: Erdhi dita veç për Albin Kurtin për ta realizuar agjenden e tij për ta shkatërruar shtetin