Dasmori i vrarë sot është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të Presidentes Osmani
Personi që është vrarë nga zyrtari policor sot në Ferizaj, është axha i zotriut të parë, Prindon Sadriu.
Viktima është Sadri Sadriu, kështu kanë bërë me dije burime nga Lugina.
Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.
Majori Qazim Reka, tha se zyrtari policor është arrestuar, dhe është njoftuar IPK lidhur me rastin.