Aeroplani i “EasyJet” për pak sa nuk përplaset me një automjet në aeroportin e Prishtinës
Një Aeroplan “Airbus A320”, nga kompania “EasyJet” i ka shpëtuar një përplasjeje me një automjet në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Automjeti ishte në pistë kur aeroplani u nis për në Gjenevë.
Incidenti theksohet të ketë ndodhur më 20 qershor. Kështu është thënë në një deklaratë publike nga Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë.
Airbus, me regjistrimi zviceran HB-JXF, kishte marrë leje për t’u ngritur për në pistën 35, pak pas orës 17:00. Ai po shkonte për në Zvicër ndërsa në të njëjtën kohë, një automjet i aeroportit ishte parkuar në skajin tjetër të pistës.
“Airbus A320 u lirua për ngritje nga pista 35. Në të njëjtën kohë, një makinë që i përkiste aeroportit qëndronte në pistën aktive pranë pragut 17 në skajin lindor të pistës.Pas ngritjes, aeroplani fluturon mbi makinë në një lartësi të mjaftueshme. Ekuipazhi i aeroplanit deklaroi se ata kishin fluturuar mbi makinë me pajisjen e uljes ende të zgjatur”, thuhet në raportin e SUST.
Nga SUST nuk është specifikuar se sa njerëz ndodheshin në bordin e aeroplanit në momentin e incidentit, por se të njëjti ofrojnë hapësirë për deri në 186 pasagjerë.
Në lidhje me këtë rast tashmë Komisioni përgjegjës i aviacionit të Kosovës ka nisur një hetim