Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat do të rriten edhe më shumë dhe ajo maksimale pritet deri në 34 °C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror.

Vala më e re e nxehtësisë do të fillojë të intensifikohet në tërë rajonin tonë.

Ditëve të ardhshme na pret mot stabil dhe shumë i nxehtë veror. Temperaturat do të rriten çdo ditë e më shumë.

Lajmi i mirë është se nga mesjava priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë të cilat do të ndikojnë në freskimin sadopak të motit në zonat e rrevesheve të shiut, por njëkohësisht do të rritet zagushia e ajrit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kjo është gjendja e policit i cili u plagos në Zllakuqan