“500 forca policore kanë qenë tek shtëpia ime” – Stresi i reagon sërish ministres Haxhiu

Reperi i njohur, Arkind Lushaj, i njohur si Stresi i është drejtuar me një mesazh ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi ai është shpall në kërkim nga Policia e Kosovës për rrahjen në Pejë.

Stresi ka bërë me dije se 500 forca policore i kanë shkuar të shtëpia e tij, por thotë se nuk mund t’i afrohen atij, për sa kohë që nuk zbardhet kjo çështje.

“A e keni parë që tri vjet se si po kërcënohemi në rrjete sociale. Si po na kërcënohet motra, meqë jeni feministe dhe e doni forcën e gruas. Hyni në tik tok dhe shihni se si shahen gratë nga një përvers 40 vjeç dhe ju lëshoni urdhërarrest. 500 forca policore kanë qenë të shtëpia ime. A jeni normal ju”, ka thënë ndër të tjera ai.

 

Lexo edhe:  Këta janë emrat e të arrestuarve për shtytje në vetëvrasjen e të riut nga Lipjani