Dymbëdhjetëvjeçari nga Skenderaj gjen kuletën me para dhe ia kthen pronarit

Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.

Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka falënderuar qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.

Lexo edhe:  Vaki kosovare: Voziste 180 km/h, kur u ndalua doli se i ishte marrë leja deri më 2038 dhe kishte 120 gjoba pa paguar