“A i keni marrë parashutat…”- Stresi tallet me Policinë e Kosovës pasi u shpall në kërkim, e fshin më pas postimin
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e Arkimed Lushajt, të njohur me nofkën Stresi, pas incidentit në një diskotekë në Pejë.
“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor””, thuhet në njoftimin e PK’së, shkruan Insajderi.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Lidhur me këtë, ka reaguar reperi Stresi përmes një postimi në ‘Instagram’.
Ai ka ndarë lajmin me ndjekësit dhe ia ka bashkangjitur këngën e Eli Malajt, “Hajde luj shpirti jem”.
“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”, ka thënë Stresi në postim.