Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të jenë kalimtare duke kushtëzuar edhe ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat pritet të pësojnë ulje të lehta dhe ajo maksimale parashihet deri në 29 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në disa zona pritet të ketë shtim të vranësirave dhe ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu.

Nga e mërkura na pret mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Të enjten në Mal të Zi destabilizim i fuqishëm i atmosferës. Pasdite rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë mund të ketë edhe në disa vise të Republikës së Kosovës, perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe lindje të Shqipërisë.

Nga e Premta na pret mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat shënojnë rritje, kurse reshjet do të jenë të izoluara në disa zona kryesisht kodrinore-malore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Theret me thikë një person në Lipjan, policia arreston dy të dyshuar