“Kom me jau q* nanën me ju vra me ty e djemtë e krejt”/ Burri i dehur në Prishtinë kërcënon me jetë një person

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha qytetarëve, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka kërcënuar seriozisht një 63-vjeçar.

Sinjali mëson se për motive ende të panjohura, i dyshuari i është drejtuar viktimës duke e sharë e kërcënuar se do ta vrasë atë me gjithë djemtë e tij dhe pjesën tjetër të familjes.

Pas kësaj, 39-vjeçari ishte larguar, por ishte kthyer sërish duke vazhduar me avazin e njëjtë me ofendime e kërcënime ndaj viktimës.

Përballë kësaj situate, 62-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku i është nënshtruar edhe testit të alkoolit.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  Flamuri gjigant që do të shfaqet sonte në “Air Albania”