Bardhi marton motrën, Sara publikon momentin prekës

Ditën e sotme (e diel) është martuar motra e këngëtarit të njohur nga Kumanova, Bardhit.

Motra e tij tashmë është një fytyrë e njohur për publikun pasi e surprizoi gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Albania 3.

Në ndërkohë, e dashura e artistit Sara Gjordeni ndau një moment prekës të tyre.

Bardhi shihet duke i dhënë një përqafim të motrës, përpara momentit që ta përcillte, shkruan Telegrafi.

Bardhyl Idrizi (emri i vërtetë) tani po jeton në Tiranë për shkak të lidhjes me Sarën.

Ata janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.

Lexo edhe:  Ky është pronari i minibusit që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në Podujevë